LAJMI I FUNDIT:

Goldman Sachs parashikon një rimëkëmbje të ekonomisë botërore

Goldman Sachs parashikon një rimëkëmbje të ekonomisë botërore
NEW YORK, NY - MARCH 8: President Donald Trump is displayed on a television monitor as a trader from Goldman Sachs works on the floor of the New York Stock Exchange (NYSE) ahead of the closing bell, March 8, 2018 in New York City. Despite opposition from his own party and allies abroad, President Trump signed an order on Thursday that will impose tariffs on steel and aluminum imports. (Photo by Drew Angerer/Getty Images/Guliver)

Gjiganti financiar Goldman Sachs, parashikon se ngadalësimi i ekonomisë botërore mund të ketë arritur fundit dhe se do të ketë një rimëkëmbje të saj.

Krahasuar me muajin dhjetor 2018 dhe muajit janar, sipas kësaj banke aktiviteti ekonomik në muajin shkurt rezultoi të jetë më i lartë.


“Disa shenja pozitive po shihen në horizont, që sugjerojnë se rritja ekonomike do të rifillojë nga këtu”, thuhet në një njoftim të Goldman Sachs dërguar klientëve të saj, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket tregjeve të aksioneve, banka parashikon se situata është pozitive në asetet me risk, ndërsa pritet një rritje e yield-ve të obligacioneve. Në anën tjetër, dollari amerikan dollari mund të gjendet nën presion, ndërsa çmimet e naftës mund të kenë një tendencë në rritje gjatë tre muajve të ardhshëm.

Gjithashtu, Goldman Sachs parashikon se ka shenja të rritjes ekonomike edhe në Kinë, që është ngadalësuar ndjeshëm vitin e kaluar, po ashtu edhe të dhënat e publikuara në këtë vend sugjerojnë një rimëkëmbje.

Të gjitha lajmet nga Goldman Sachs
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Goldman Sachs

Shefi ekzekutiv i JP Morgan Chase, Jamie Dimon, shfrytëzoi prezantimin e raportit vjetor të bankës ndaj investitorëve, për t’u njohur me një numër në rritje të rreziqeve për ekonominë, pavarësisht se banka e tij realizoi fitime rekord gjatë vitit të kaluar.

“Ne jemi të përgatitur për një recesion. Nuk po parashikojmë një recesion, thjesht po theksojmë se jemi shumë të vetëdijshëm për rreziqet që mbartim”, deklaroi Dimon.

Ndërkohë, Goldman Sachs vlerëson se Evropë është rajoni më i dobët, me Italinë në recesion, Gjermaninë shumë pranë dhe me shumicën e ekonomive të tjera që po rriten me një hap shumë të ngadaltë.

Lidhur me këtë, banka amerikane shtyu sërish parashikimin për një rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, në mes të vitit 2020 nga mesi i vitit 2019, që ishte vlerësimi i mëparshëm. /Telegrafi/