LAJMI I FUNDIT:

Goldman Sachs: Lufta tregtare SHBA-Kinë mund të shmanget

Goldman Sachs: Lufta tregtare SHBA-Kinë mund të shmanget

Rritja e presionit të presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e tarifave mbi mallrat kineze është një tregues se negociatat tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës mund të kenë arritur në një pikë të qëndrueshme.

Sipas bankës Goldman Sachs, përcjell Telegrafi, mundësitë për një marrëveshje të suksesshme tani janë më të ulëta, por sugjeruan se një rritje e tarifave mund të shmanget, veçanërisht nëse delegacioni negociator kinez takohet këtë javë me homologët amerikan.


Duke iu referuar gjendjes së fundit, ekonomistët e Goldman thanë se, “kjo përfaqëson një ndryshim nga deklaratat optimiste nga zyrtarët amerikanë gjatë disa javëve të fundit duke sugjeruar se probabiliteti i një marrëveshjeje afatshkurtër është pikën më të ulët sesa duket kohëve të fundit”.

Zyrtarët amerikanë kishin pohuar se bisedimet tregtare po shkonin mirë dhe se një marrëveshje do të arrihej të premten e kaluar.

Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare
Lexo po ashtu Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Trump në një postim në Twitter tha se tarifa aktuale prej 10 për qind ndaj mallrave kineze do të rritet në 25 për qind.

Megjithatë, banka Goldman Sachs tha se beson se ende mund të arrihet një marrëveshje, duke shtuar se ende ka pak gjasa të ndodhë se sa një rritje e detyrimeve. /Telegrafi/