Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

"Mirë se t’gjeta moj Kosovë" mban titullin kënga e tij e re, e cila është me motive patriotike dhe i dedikohet vendit.


Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet reperi, gjersa për orkestrimin është kujdesur Alban Fortuna.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, ndërsa pjesë e tij është edhe aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.

Ky është projekti i tretë muzikor  me motive patriotike i reperit për këtë vit, pas këngëve "Suhareka" dhe "Zani i Koshares". /Telegrafi/