Reperi Gold AG ka folur për preferencat e tij duke thënë se ato nuk i gjenë te koleget e estradës.

Gold AG i cili rallë herë është përfolur për jetën private, nuk ka hedhur poshtë relacione romantike me kolege nga estrada.


Por, reperi i pyetur se cila kolege e eksiton, mohoi se ndodh një gjë e tillë pasi që kanë raporte të punës.

Për Prive ai konfirmoi se nuk do të ketë “Shqiptar 3”, por këngë me kritika të ngjashmë gjithsesi.

gold ag 1

Ai sërish potencoi faktin se sipas tij shumë këngëtarë nuk meritojnë të jenë pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Gold AG vazhdon me performancat e tij gjatë verës, ku mbetet mjaft i kërkuar. /Telegrafi/