LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet një person në Prishtinë

Vetura godet një person në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë rreth orës 16:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/