LAJMI I FUNDIT:

Goditet trafiku i drogës Shqipëri-Itali, arrestohen dy shqiptarë

Goditet trafiku i drogës Shqipëri-Itali, arrestohen dy shqiptarë

Roja bregdetare italiane bllokoi një gomone me rreth 400 kilogramë marihuanë duke arrestuar dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bord.

Sipas burimeve zyrtare italiane, operacioni i zhvilluar në brigjet e Leçes u mbështet nga mjetet ajrore dhe Roja Bregdetare Evropiane.


Sipas policisë italiane trafikantët shqiptarë u ndoqën në det nga mjetet e lundrimit dhe nga ajri, me gomonen super të shpejtë rreth 6 metër të gjatë dhe u detyruan të ankoroheshin në Portin e Otrantos.

Policia italiane tha se nëse droga do të shpërndahej në tregun kriminal rrjetet e trafikut do të përfitonin mbi 4 milionë euro.

Sipas të dhënave policore italiane vetëm këtë vit në këtë hapësirë detare janë bllokuar rreth 3 tonë marihuanë dhe janë arrestuar 70 persona për trafik ndërkombëtar të drogës.

Italia është destinacioni kryesor i marihuanës që kultivohet në Shqipëri ndërsa sasi të mëdha marijuane transportohen edhe drejt kufirit tokësor grek.

Policia shqiptare tha sot se arriti në 13 numri i personave të arrestuar një ditë më parë për trafik droge me Greqinë, ndërkohë që pak ditë më parë po për këtë aktivitet kriminal u arrestuan edhe 14 persona të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori