LAJMI I FUNDIT:

Goditet nga vetëtima pasi bëri dy gjëra që janë të ndaluara në mot me rrufe (Video)

Goditet nga vetëtima pasi bëri dy gjëra që janë të ndaluara në mot me rrufe (Video)
woman lightning.jpg

Një grua e paidentifikuar nga Zimbabve është rrëzuar për toke pasi është goditur nga vetëtima.

Derisa në mot me rrufe kërkohet të mos bartet çadër dhe ndalohet qëndrimi nën pemë, ajo i ka bërë pikërisht këto dy gjëra, transmeton Telegrafi.


Derisa po ecte nën një pishë me çadrën e hapur në dorë, ajo është bërë viktimë e një zbrazje elektrike.

Megjithatë, fuqia e kësaj shkrepje nuk ka qenë e fortë dhe ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/