LAJMI I FUNDIT:

Goditet nga treni, trupi i një të pastrehu në New York bëhet “copë-copë”

Goditet nga treni, trupi i një të pastrehu në New York bëhet “copë-copë”

Një i pastrehë në Manhattan të New York, në SHBA, u nda në gjysmë nga një tren që po vinte të martën herët, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima e cila kishte kaluar binarët, ishte përpjekur të gjente një strehë, ndërsa treni iu afrua stacionit në ato çaste.


Një burim tha se pjesët e trupit të viktimës ishin lënë të shtrira përballë njëra-tjetrës në binarët veri dhe në jug.

Ndërkaq ende nuk është bërë e qartë se çfarë po bënte burri tek shinat./Telegrafi/

A train pulls into the 33rd Street PATH station