Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një preson ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal papritmas e në mënyrë tinëzare është goditur me thikë në shpinë nga i dyshuari.

Rasti nga Policia është cilësuar si vrasje në tentativë, ndërkaq ka ndodhur në Gjilan, të premten në ora 13:30.


Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/