LAJMI I FUNDIT:

Goditet grupi kriminal i Met Kananit, 18 të arrestuar (Video)

Goditet grupi kriminal i Met Kananit, 18 të arrestuar (Video)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda bëri me dije se ka shkatërruar bandën e Met Kananit, Eskobarit të Shqipërisë, të arrestuar dhe burgosur në Turqi.

Por si funksiononte banda e Met Kananit e cila furnizonte Europën me drogë?

Siç mund t’a shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit, banda ishte e ndarë në role, raporton albeu.com.

Met Kanani ishte kreu i grupit, 4 prej tyre ishin financues, 8 prej tyre ndermjetësues, 5 prej tyre transportues dhe 1 magazinues.

Në videon e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni se si u arrestuan anëtarët e bandës së “Eskobarit të Shqipërisë”.

Të arrestuarit

1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

15. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Si funksiononte banda?

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh. /albeu.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori