LAJMI I FUNDIT:

Goditet banda kriminale shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar

Goditet banda kriminale shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar

Policia e Belgjikës ka arrestuar 30 persona, pjesëtarë të një bande kriminale shqiptare, gjatë një operacioni ndërkombëtar të policisë.

Sipas një raportimi të The Brussels Times, të martën në mëngjes, policia bastisi dhjetëra vende në Belgjikë si pjesë e një hetimi të policisë ndërkombëtare për trafikun e kokainës nëpërmjet porteve të Antwerp dhe Roterdam.


Policia bastisi 49 vendndodhje në Belgjikë, përfshirë 30 bastisje shtëpish në Bruksel, 17 në Antwerp, një në Sint-Pieters-Leeuw dhe një tjetër në Sint-Niklaas, sipas Zyrës së Prokurorit Publik Federal në Bruksel.

Operacioni u mbështet nga Europol dhe rreth 60 kontrolle të shtëpive u kryen gjithashtu në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.

Bëhet fjalë për një hetim belgo-spanjoll, i fokusuar në mafien nga Evropa Lindore, kryesisht Shqipëria.

Sipas prokurorit federal, hetimi zbuloi një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës vinin kryesisht nga Evropa Lindore dhe jetonin në Bruksel, por kishte edhe bazat e saj në rajonin e Antwerp, kryesisht pranë portit.

Organizata do të transportonte kokainën që arrinte në kontejnerë në portet e Antwerp dhe Roterdamit për në vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori