LAJMI I FUNDIT:

Gmail do ta ndryshojë pamjen (Foto)

Gmail do ta ndryshojë pamjen (Foto)

Aplikacioni Gmail, do të ketë thuajse krejtësisht ngjyrë të bardhë.

Google ka vendosur ta ndryshojë këtë aplikacion, në mënyrë që të përshtatet sa më shumë me faqen kryesore të përditësuar në sistemin e ri, transmeton Telegrafi.


Pamjet fillestare të përditësimit që do të jenë në dispozicion për iOS dhe Android ‘në ditët në vijim’ tregon se i janë hequr linjat e kuqe, për një prapavijë të thjeshtë dhe të bardhë në përgjithësi.

Për ata që janë duke e përdorur përditësimin e ri të Google, ky ndryshim i pamjes së Gmail, nuk duket shumë i habitshëm. Shiritat e kuq janë larguar, bashkë me rrethin për të shkruar e-male të reja, për të lënë hapësirë sa më të pastër dhe të thjeshtë.

Këto ndryshime nuk pritet të jenë vetëm në pamje, por të ketë edhe avancime tjera që do ta bëjnë përdorimin sa më të lehtë. Ky është ndryshimi i parë në Gmail, që kur u panë disa ndryshime të rëndësishme në fillim të vitit të kaluar. /Telegrafi/

 \\