LAJMI I FUNDIT:

Gmail nuk do të punojë më për këto versione të Windows!?

Gmail nuk do të punojë më për këto versione të Windows!?

Mbajtja e njerëzve me përditësimet më të fundit online mund të jetë e vështirë. Vetëm pyetni ata ende që ende janë duke përdorur Windows 7, version i cili me sa duket nuk është aq e sigurt sa pasardhësit e tij.

Microsoft ka qenë duke u përpjekur t’i shtyjë përdoruesit e saj në versionin e saj më të ri Windows 10 edhe nëse shumë prej tyre i mbesin besnik versioneve më të vjetra dhe kanë vendosur të mos kaluar në versionin më të përmirësuar të sistemit të famshëm operativ të kompanisë.


Por tani është Google kompania e cila ka vendosur që ta heq mbështetjen e saj për disa versione më të vjetra të Windows.

Ekipi i G Suite njoftoi se përdoruesit që ende janë duke përdorur shfletuesin e saj Google Chrome – versionin 53 ose më të ulët nuk do të mbështeten nga platforma gjigante e e-mailave të kompanisë, Gmail.

Kjo mbështetje Gmail veçanërisht nuk do të vlejë për gjithë ata që përdorin Windows XP dhe Windows Vista.

Kjo për shkak se të dyja këto versione janë mbështetur vetëm deri vitin e kaluar kur Chrome ishte në versionin 49.

Pasi Microsoft tërhoqi mbështetjen për këto versione të vjetra të platformës së saj në prill dhe nëntor respektivisht, Google bëri të njëjtën gjë poashtu.