LAJMI I FUNDIT:

GM arrin marrëveshjen me furnizuesit për prodhimin e 1 milion veturave elektrike deri në 2025

GM arrin marrëveshjen me furnizuesit për prodhimin e 1 milion veturave elektrike deri në 2025

General Motors CO gjatë javës thanë se kanë nënshkruar marrëveshje shumë vjeçare me LG Chem Ltd dhe Livent Corp për të siguruar lëndën e parë e cila përdoret në prodhimin e baterive të veturave elektrike.

Me marrëveshjet e fundit GM bëjnë të ditur se janë përgatitur për furnizim me lëndën e parë të baterive, duke përfshirë këtu litiumin, nikelin, kobaltin dhe materialin aktiv katodën, dhe se janë në drejtimin që deri në fund të vitit 2025 të prodhojnë 1 milion vetura elektrike brenda vitit në Amerikën Veriore, raporton Reuters.


Të nxitur nga qeveria amerikane dhe në kërkim të daljes në krye të tregut në ngritje të veturave elektrike, prodhuesit e veturave GM po nënshkruajnë marrëveshje për të marrë materialet kyçe për bateritë dhe me qëllim që në një pikë ta bëjnë furnizimin vendor, transmeton Telegrafi.

LG Chem do ta furnizojnë GM me 968,000 ton materiale të katodës duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti deri në vitin 2030, e mjaftueshme kjo për 5 milion vetura elektrike, deklaruan nga GM.

Sipas kompanisë, materiali i katodës i cili bëhet nga nikeli i përpunuar, litiumi dhe disa materiale tjera, përbëjnë rreth 40 për qind të kostos së qelizës së baterisë.

Prodhuesi i veturave do të marrë bateri me hidroksid litiumi nga Livend për 6 vite duke filluar nga viti 2025, ndërsa asnjëra kompani nuk ka specifikuar sasinë.

Në të dy marrëveshjet e arritura, GM dhe furnizuesit e saj do të punojnë që prodhimi të bëhet vendor.

Deklarata e GM vije një javë pasi Ford Motor Co nënshkroi marrëveshje me firmën kineze CATL, për të importuar bateri hekuri me litium të cilat kanë kosto më të ulët. Nga Ford thanë se marrëveshjet e tyre të ndryshme mbulojnë mbi 70 për qind të lëndës së parë e cila nevojitet për prodhimin vjetor të 2 milion veturave deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori