LAJMI I FUNDIT:

​GLPS: Ndjekja penale e personave që abuzojnë me pushtetin publik ka dështuar

​GLPS: Ndjekja penale e personave që abuzojnë me pushtetin publik ka dështuar

Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka publikuar Edicionin e Parë të raportit të vlerësimit i cili  shpalos rezultatet e monitorimit dhe vlerësimit mbi progresin e Kosovës në arritjen e zbatimit të parimeve bazuar në Listën e Kontrollit (Rule of Law Checklist) të krijuar nga Komisioni i Venecias pranë Këshillit të Evropës.

Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) ka bërë një vlerësim të sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë, bazuar në listën kontrolluese të Komisionit te Venecias për vlerësimin e Sundimit të Ligjit. Raporti mbulon periudhën maj-tetor 2021, por nuk është i limituar vetëm për këtë periudhë por trajton dhe probleme qe janë prezentë tash e sa vite.


Në përgjithësi vlerësohet se në Kosovë ngecja e dukshme në Sundimin e Ligjit vërehet ndërmjet një parashikimi ligjor i cili është mjaftueshëm i mirë dhe i qartë por që i njëjti shumë pak zbatohet në praktikë.

Përveç kësaj, është evidente se ekziston nevoja për të ndërtuar besimin e qytetarëve në institucionet të sundimit të ligjit.

“Metodologjia e këtij raportit është e bazuar në listën e kontrollit të Komisionit të Venecias dhe përmban 5 elemente ku secili element është operacionalizuar në kontekstin e Kosovës. Nga 5 elemente e listës, secili prej tyre përmban nënkategori me pyetje specifike. Elementet përbërëse të listës së kontrollit janë: 1. Ligjshmëria; 2. Siguria juridike; 3. Parandalimi i keqpërdorimit të pushtetit; 4. Barazia para ligjit dhe mos-diskriminimi, 5. Qasja në drejtësi”, thuhet në komunikatë.

Vlerësimi është bërë nga pikëpamja e dispozitave kushtetuese të Kosovës, ligjeve, akteve nënligjore dhe rregulloreve të punës si dhe dallimin ndërmjet ligjit të shkruar dhe zbatimit të tij.

Nota mesatare e përgjithshme e përmbushjes të të gjitha kritereve të listës së kontrollit për periudhën kohore (maj-tetor 2021) është 55.96% krahasuar me 54.2% sa ishte në vlerësimin e bërë në vitin 2018 nga GLPS.

Nga 5 kategoritë vlerësimet për secilën janë si në vijim. Barazia para Ligjit është vlerësuar me pikët më të larta, me gjithsej 85%. Në anën tjetër, kategoria Parandalimi i Abuzimit (Keqpërdorimit) të Pushtetit rezultoi me rezultatin më të ulët me 37.5% të përmbushjes.

Kjo përqindje e ulët i atribuohet faktit që luftimi i këtij fenomeni përmes ndjekjes penale dhe sanksionimit të personave që abuzojnë me autoritetin/pushtetin publik pothuajse ka dështuar në tërësinë e tij.

“Legjislacioni dhe dispozitat ekzistojnë në lidhje me kërkesat e kësaj kategorie, por ka pasur një mungesë të qartë të veprimit në praktikë gjatë viteve të fundit kur bëhet fjalë për mekanizmat për parandalimin, korrigjimin dhe sanksionimin e abuzimit me pushtetin diskrecional. Të gjitha kategoritë e tjera kanë shënuar një rezultat optimal (mesatar), duke përfshirë Ligjshmërinë me 44.28%, Sigurinë Juridike me 53, 33%, dhe Qasja në Drejtësi me 59.70%”, thuhet në raport.

Ky rezultat vërteton dhe njëherë që sigurimi i transparencës, llogaridhënies, gjithë përfshirjes dhe efikasitetit përmes parimeve të Sundimit të Ligjit duhet të jetë thelbësore për institucionet publike.

Për më tepër duhet të merret parasysh fakti se sigurimi i Sundimi i Ligjit është një detyrë konstante që duhet mbajtur nën vlerësim të vazhdueshëm por edhe përmirësuar për të arritur standardet ashtu siç përcaktohen me listën kontrolluese te sundimit te ligjit.

“Ky rezultat pos tjerash tregon se ekziston ende një hendek midis kuadrit ligjor të shkruar dhe realitetit. Edhe pas 13 vitesh pavarësi, Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida dhe vështirësitë e njëjta në sektorin e Sundimit të Ligjit. Legjislacioni i Kosovës përmbush pothuajse të gjitha standardet e BE-se dhe mbetet ne proces te harmonizimit me Aqcuis, por në anën tjetër nuk bëhen përpjekje serioze për zbatimin e tyre në praktikë. Si e tillë, ekziston nevoja e vazhdueshme për të  përmirësuar koordinimin dhe mbikëqyrjen e politikave dhe legjislacionit që garantojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, thuhet më tej.

Rekomandimet e dala nga rezultatet e raportit janë si në vijim:

Të sigurohet gjithmonë përputhshmëria ndërmjet Kushtetutës dhe legjislacionit primar duke përfshirë legjislacionin dytësor;

Legjislacioni i ri i ndryshuar duhet të inkorporohet në një version të konsoliduar të ligjit;

Zbatimi adekuat i ndarjes trepalëshe të pushteteve – fokusimi në Kosovën si shtet parlamentar, në të cilin Kuvendi duhet të mbajë dhe kontrolloj me përpikëri, bazuar kompetencat e dhëna;

Komisioni për Legjislacion ta përmirësojë monitorimin e tyre duke bazuar në Kompetencat e dhëna me ligj;

Sigurimi i mbrojtjes së gjyqësorit dhe prokurorëve nga ndikimi politik dhe faktorë të tjerë të jashtëm;

Të bëhet përpjekje me e madhe për një transparencë dhe llogaridhënie të zgjeruar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori