LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e orëve të mençura në treg janë të Apple

Gjysma e orëve të mençura në treg janë të Apple

Apple ka arritur 49 për qind të tregut botëror të orëve të mençura, bën të ditur një raport i ri nga firma hulumtuese, Canalys. FitBit dhe Samsung kanë arritur në vend të dytë dhe të tretë, me 17 për qind dhe 15 për qind.

Raporti i firmës bën të ditur se tremujori i fundit i 2016 ka qenë më i miri për Apple. Prej totalit të orëve të shitura prej 9 milionë në këtë çerek, 6 milionë prej tyre ishin Apple Watch.


“Apple Watch ka gjeneruar profit prej 2.6 miliardë dollarë për kompaninë gjatë çerekut të katërt të 2016, duke krijuar 80 për qind të të ardhurave totale për orët e mençura,” bën të ditur raporti.

Në total, kompania ka shitur 11.9 milionë njësi të orëve ‘smart’ gjatë vitit të kaluar.