LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja fiton lotarinë, por shqiptarët e grabisin dhe i bëjnë “gropën”

Gjyshja fiton lotarinë, por shqiptarët e grabisin dhe i bëjnë “gropën”

Ajo ndërroi jetë gjatë një grabitje në shtëpinë e saj dhe vetëm tani policia italiane arriti të arrestojë disa nga anëtarët e bandës që shkaktuan vdekjen e gruas.

Quhej Mariangela Prandi dhe ishte 84-vjeçe.


Pasi e sulmuan në banesë, hajdutët e lidhën nga duart dhe këmbët me ngjitës dhe e lanë në mes të shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 qershorit të vitit të kaluar.

E moshuara ndërroi jetë pasi ra nga shkallët e shtëpisë së saj, në tentativë që të lirohej nga ngjitësi me të cilin e kishin lidhur dhe të telefononte shtëpinë.

Sipas hetuesve, të cilët kanë arritur të rindërtojnë momentin e krimit, hajdutët ishin arratisur në momentin që gruaja ka ndërruar jetë, përcjell Jetaoshtqef.

Policët pas rreth një viti kanë mundur të arrestojnë disa nga personat që morën pjesë në këtë grabitje.

Bëhet fjalë për një bandë italianësh e shqiptarësh, të cilët kishin kryer edhe vjedhje të tjera në Itali.

E moshuara, e cila gjithë jetën e saj kishte qenë e varfër, pak ditë përpara se t’i merrnin jetën kishte fituar 4300 euro në lotari.

84-vjeçarja do të shtronte një darkë me 18 persona, për të falënderuar ata që i ishin gjendur në ditët e saj të vështira.

Por dy persona me precedentë penale pasi ishin informuar për paratë që kishte fituar e moshuara organizohen dhe porositin bandën e tre shqiptarëve të specializuar në grabitje.