LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja 126 vjeçare me 400 pasardhës mposht coronavirusin

Gjyshja 126 vjeçare me 400 pasardhës mposht coronavirusin

Eşe Gebelek është gruaja me më shumë se 100 vjet, me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa, që u bë personi më i vjetër në botë që e mposhti coronavirusin, në provincën Kahramanmaraş të Turqisë.

Sipas të dhënave zyrtare ajo i ka 126 vjet sipas të dhënave zyrtare, por ajo nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë, u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.


“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë”, tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.

Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë.

“Ajo ka parë edhe fëmijët e nipërve dhe mbesave të saj. Ajo zyrtarisht ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400. ”

“Ajo kaloi një javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe një javë tjetër në dhomën e spitalit. Pasi u larguam nga spitali, ne e mbajtëm të izoluar për dy javë të tjera. Tani ajo është mirë”, tha Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek.

“Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, shtoi ajo.

Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas ishte personi më i vjetër që mundi virusin. /Klan Kosova/