LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari kryesor bën gafën e vitit në Ligue 1, ndëshkon gabimisht me të kuq lojtarin e Lille (Foto/Video)

Gjyqtari kryesor bën gafën e vitit në Ligue 1, ndëshkon gabimisht me të kuq lojtarin e Lille (Foto/Video)

Një episod interesant ka ndodhur në kampionatin francez, Ligue 1, në ndeshjen mes Lille dhe Troyes. 

Lille dhe Troyes u ndeshen mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit francez, ku pas 90 minutave lojë skuadrat u ndanë në paqe pasi barazuan me rezultat 2-2.


Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull pasi gjyqtari kryesor i takimit, El Hadj H. bëri një gabim trashanik.

Ndërpritet ndeshja Amiens – Lille: Tifozët mysafirë rrëzohen nga tribuna – 20 të lënduar, tre në gjendje të rëndë (Foto/Video)   
Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja Amiens – Lille: Tifozët mysafirë rrëzohen nga tribuna – 20 të lënduar, tre në gjendje të rëndë (Foto/Video)   

Gjyqtari kryesor i ndeshjes ndëshkoi me kartonë të kuq lojtarin e gabuar, pas ndërhyrjes së një bashkëlojtari të tij.

Ndëshkimi i gjyqtarit shkoi për lojtarin e gabuar!

Luhej minuta e 90-të e ndeshjes, kur mbrojtësi Ibrahim Amadou ndërhyri gabimisht në sulmuesin kundërshtar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Megjithatë, Amadou nuk ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq, por bashkëlojtari i tij që qëlloi afër, Edgar Ie.

Amadou duke ia sqaruar gjyqtarin situatën, por ai nuk ndërron vendim..

Pas këtij ndëshkimi Ie doli nga ndeshja, ndërsa Amadou u mundua t’ia shpjegoj disa herë gjyqtarit se vendimi i tij ishte i gabuar.

Gjyqtari nuk ndryshoi mendim dhe e la në fuqi kartonin e kuq për Ie, ndërsa nga penalltia e akorduar mysafirët e Troyes barazuan rezultatin duke marr një pikë të rëndësishme. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori