LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët e prokurorët nuk pritet të përballen me vettingun gjatë këtij viti

Gjyqtarët e prokurorët nuk pritet të përballen me vettingun gjatë këtij viti
Foto: Ilustrim

Vettingu po vazhdon të vlerësohet si e vetmja mundësi që të ketë përmirësim të sistemit të drejtësisë në vend. Megjithëse Ministria e Drejtësisë ka proceduar në qeveri koncept-dokumentin për vettingun gjatë vitit të kaluar, përballja e gjyqtarëve dhe prokurorëve me vettingun duket se nuk do të ndodhë gjatë këtij viti.

Skepticizëm për një gjë të tillë shprehin organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë, të cilat vlerësojnë se do të marrë kohë përgatitja e bazës ligjore dhe ndryshimet kushtetuese.


Sipas tyre, këtë e vështirëson edhe mungesa e konsensusit politik për një reformë të tillë, si dhe kundërshtimi që po i bëhet këtij procesi nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli Gjyqësor e Këshilli Prokurorial.

Ministria e Drejtësisë thotë se nuk mund të vazhdohet me amendamentet kushtetuese pa marrë opinionin e Komisionit të Venecias, të cilin potencoi se presin ta marrin tek në muajin mars. Sipas MD, nuk ka interes Kosova që të mos ketë konsultim me Venecian për një çështje shumë të rëndësishme siç është Vettingu. Gjithashtu, është bërë e ditur se ministrja Haxhiu ende nuk i ka takuar paritë opozitare në Kuvend për të diskutuar rreth kësaj reforme.

Pjesë e grupit punues për përgatitjen e bazës ligjore për vettingun është edhe Arton Demhasaj, nga organizata Çohu, i cili thotë se në bazë të procedurave që janë duke i zhvilluar nuk pritet që të paktën deri në fund të këtij viti të ketë ndonjë proces efektiv të vetingut.

“Duke marrë parasysh procedurat ne veç jemi duke punuar tek baza ligjore dhe njëkohësisht tek ndryshimet kushtetuese që kanë nevojë me ndodhë për t’u përgatitur fillimi i procesit të vetingut. Tash nëse i marrim parasysh këto procedura derisa të hartohet ligji dhe ndryshimet kushtetuese, këto duhet të shkojnë në qeveri, pastaj prej qeverisë duhet të shkojnë në Kuvend, aty të shqyrtohen, të votohen. Potencialisht dikush mundet me pas ndoshta iniciativë ta dërgojë edhe në Gjykatë Kushtetuese e gjëra të tilla, mendoj që kjo do të shkaktojë vonesa. Kështu që, nuk besoj që mund të pritet që deri kah fundi i vitit 2022 të ketë një proces efektiv të vetingut”, thotë ai.

Edhe Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se gjatë këtij viti do të bëhen vetëm përgatitjet ligjore për procesin e vettingut.

Zekaj potencon se e vetmja mënyrë që sistemi i drejtësisë të “këndellet” është vettingu dhe si i tillë thotë se duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk e besoj që gjyqtarët do të ballafaqohen me vettingun gjatë vitit 2022, mund të jetë paragjykim kohor. Por, besoj qe gjatë viti 2022 duhet të bëhen të gjitha përgatitjet për një proces të mirëfilltë të vettingut. Besoj që viti 2022 do të jetë viti në të cilën do t’i kemi amandamentet kushtetuese, do të kemi një bazë ligjore pastaj me një ligj të veçantë për vettingun, por e gjitha kjo varet prej qasjes që do ta ketë Ministria e Drejtësisë, sa Ministria e Drejtësisë do të mund ta bind faktorin ndërkombëtarë për nevojën për veting, sa MD do të mund ta unifikojë faktorin politik, përkatësisht opozitën duke përfshi edhe partitë e minoriteteve që përfaqësohen në Kuvend për ta përkrahur një proces të tillë”, thotë ai.

Për një reformë të tillë, Zekaj thotë se i mbetet qeverisë që të krijojë konsensusin e nevojshëm dhe ta bëjë të qartë për faktorin ndërkombëtar se vetingu do te organizohet vetëm për qëllim të rritjes së integritetit të sistemit te drejtësisë.

Qeveria e Kosovës me 13 tetor 2021 ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, i cili i rekomandon Qeverisë miratimin e opsionit që rekomandon vettingun me ndryshime kushtetuese nga një trup ad-hoc dhe i njëjti më pas vazhdon vlerësimin e vazhdueshëm në kuadër të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori