Autoritetet në Kosovë vlerësojnë se integrimi i gjyqësorit në pjesën veriore të vendit, po ecën mirë dhe pa probleme. Pas afër dy dekadave të funksionimit paralel të sistemit të drejtësisë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku ishin zbatuar ligjet e Serbisë, nga viti i kaluar, konform marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka filluar integrimi gjyqësorit, i cili tani po zbaton ligjet e Republikës së Kosovës.
Gjyqtarët dhe prokurorët në veri të Kosovës, sipas autoriteteve janë duke punuar pa probleme dhe duke respektuar ligjet e Kosovës.
Në Prokurorinë Themelore që ndodhet në Mitrovicën Veriore, në “Lagjen e Boshnjakëve”, kryeprokurori Shyqyri Syla tha se që kur ka filluar të funksionojë sistemi i drejtësisë në atë pjesë të Kosovës, ka nisur të zvogëlohet edhe numri i rasteve kriminale.
“Që në fillim, mund të them se këta dy- tre muajt e fundit vërehet një rënie e kriminalitetit sepse kryesit potencialë të krimeve e dinë tashmë se mund të ballafaqohen me ligjin”, tha Syla.
Edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, thonë se integrimi i sistemit të drejtësisë në veri është duke shkuar kryesisht mirë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se përveç disa problemeve të vogla në ndarjen e lëndëve, aktualisht nuk ka problem e të tjera në gjykatën e veriut.
“Integrimi është bërë. Me rëndësi është që nuk ka incidente. Edhe gjyqtarët edhe stafi kanë raporte dhe respekt të ndërsjellët. Janë disa çështja që duhet të rregullohen, çështja ndarjes së lëndëve, dhe po ashtu do të diskutohet edhe rreth vlefshmërisë së vendimeve, ku do të sqarohen disa gjëra që kërkojnë një angazhim më të madh”, tha Idrizi.
Më 27 tetor të vitit të kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte dekretuar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë, shumica serbë, të cilët, sipas presidencës ishin zotuar se do të zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Kryeprokurori Shyqyri Syla tregon se në prokurorinë të cilën e drejton, integrimi i prokurorëve serbë është bërë dhe punët, siç tha ai, janë duke vazhduar në mënyrë normale.
“Janë 10 prokurorë të integruar dhe 24 punëtorë të stafit ndihmës që janë gjendur shumë mirë. Nuk kanë ndonjë vështirësi në punën e tyre, janë duke punuar. Një vështirësi e vetme ka qenë mungesa e përkthimit nga gjuha serbe në gjuhën shqipe dhe anasjelltas, por edhe kjo çështje ndërkohë është rregulluar dhe janë punësuar përkthyesit. Kështu që nuk kemi telashe sa i përket integrimit dhe punës se prokurorëve”, tha Syla.
Më 14 shkurt, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, Këshillit Gjyqësor të Kosovës i kishte ofruar dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, siç ka bërë të ditur, ka pranuar me shkrim dhe në forma tjera kërkesa nga gjyqtarët, stafi mbështetës dhe partnerët e sistemit gjyqësor, që kjo dorëheqje të mos pranohet.
“Ne nuk e kemi aprovuar dorëheqjen dhe ai tash ka filluar punën dhe është duke punuar. Arsyet kanë qenë personale, por me rëndësi është që ai është kthyer dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht”, tha Nehat Idrizi, kryesuesi i KGJK-së.
Nga shkurti i vitit 2015, kur është arritur Marrëveshja e parë për drejtësinë në Bruksel, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe serbë në veri kanë punuar në sisteme të ndara deri para pak muajve, kur gjyqtarët dhe prokurorët serbë pranuan të dekretohen para presidentit të Kosovës. Pas kësaj, ata punojnë në objekte të përbashkëta dhe në bazë të ligjeve të Kosovës. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre