LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i Salih Mustafës në Hagë, dëshmitari Ndreci: Salih Mustafën e njoh nga viti 1998

Gjykimi i Salih Mustafës në Hagë, dëshmitari Ndreci: Salih Mustafën e njoh nga viti 1998

Dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Bislim Ndreci e ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai i ka thënë trupit gjykues se Salih Mustafën e njeh që prej vitit 1998 me të cilin ka theksuar se i ka lidhur organizimi për luftën çlirimtare. Dëshmitari ka thënë se bisedë të drejtpërdrejtë me Mustafën ka pasur në mesin e vitit 1999 në fshatin Barilevë.

Megjithatë, Ndreci nuk ka jep një datë të saktë të këtij takimi veçse ka përsëritur që Mustafa ka qenë në Barilevë në mes të 12 dhe 22 prillit të atij viti.


Ndreci, i cili ishte pjesë e UÇK-së në njësinë “Barileva”, ka thënë se kjo njësi ishte në kuadër të Brigadës 153.

“Në mes 12 dhe 22 (prill 1999) po, por në mes të 12 dhe 22 janë disa ditë të cilat nuk guxoj, janë nën betim, me thënë shembull të marrim diku po është kjo, me ekzakt nuk e di. Nuk mundem sepse është edhe 12 që na kujton shumë gjëra, është edhe 22 që na kujton, andaj mund të themi katër ose pesë, aty diku, mbi 12 prillin, por edhe aty diku para 22 prillit”, ka thënë ai.

Derisa i është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari ka përsëritur se komandant e kanë pasur Jusuf Shalakun ndërsa ky i fundit ka thënë se i ka raportuar Salih Mustafës.

“Si emër Salih Mustafa e njoh nga larg, shumë moti, por fizikisht e kam njohur nga 98 e këndej, por me e pa, me fol me të është kur ka ardhur në Barilevë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, dëshmitari ka thënë se nuk e di periudhën kur është formuar njësiti gueril i UÇK-së “BIA” “BIA u emëru në shenjë respekti të heronjve të kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani), pjesë e së cilës ishte bërë.

“Nuk e di kur është formuar ‘BIA’, e di që kemi qenë guerile por kur është formuar ‘BIA’ nuk e di, atë emër dhe atë nofkë që e kemi thënë e kemi kuptuar fare vonë”, ka thënë ai.

Dëshmitari ka thënë se nuk ka pasur kontakt me Salih Mustafën pas arrestimit të tij dhe ka treguar si ka vendosur kontakt me mbrojtjen e të akuzuarit.

“Po kam qenë me vëllain e tij (Mustafës), Arbenin. Datën nuk e mbaj mend por në një pikë karburanti u takuam aty dhe e pyeta çka ka nga ju dhe më tha avokati është në Prishtinë dhe disa të dhëna për dikë që e njeh, dikë që e di ku ka qenë, që është taku dikush me të është duke i mbledh. I thash një prej tyre, nëse mundem me kontribu, jam edhe unë. Të nesërmen më kanë thirrë, jam taku, të nesërmen ose pasnesër. Kam shku, jam taku me të dhe me avokatin i cili është këtu”, ka thënë Ndreci.

Gjyqi ndaj Salih Mustafës do të vazhdojë nesër me dëshmitarin e shtatë të mbrojtjes.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori