Nis Gjykimi për padinë e prokurores Villma Ruskoska ndaj partisë opozitare OBRM-PDUKM-së. Në Gjykatën Civile nuk erdhën as Ruskoska e as përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së . Padia gjyqësore për shpifje është kundër kryetarit, Hristijan Mickoski, ish sekretarit të përgjithshëm Igor Janushev, OBRM-PDUKM dhe Koalicionit. Prokurorja kërkon 10 mijë euro për shpifje për përdorimin e saj në videot parazgjedhore të opozitës. Sipas avokatit të VMRO DPMNE-së, ajo ishte vetëm një sarkazëm dhe jo fyerje.
“Nuk ka sarkazëm dhe kritikë për një person që nuk merr pjesë në procesin politik për zgjedhjet e vitit 2020 dhe të abuzohet në këtë mënyrë. Kritikë publike po, për zyrtarët publik po, por me argumente. Në këtë rast, nuk ka asnjë argument për veprimin e saj të keq, në kundërshtim me dispozitat”, pohoi Pançe Eftov- avokat i Vilma Ruskoskës.
Për avokatin e opozitës, kontestuese është ekspertiza psikiatrike që Ruskoska e ka marrë nga një profesionist ku është diagnostikuar dhimbje shpirtërore nga dy klipet televizive, ku bën pjesë prokurorja.
“Paditësja ka pësuar dhimbje shpirtërore dhe gjithashtu ka pasur pagjumësi. E gjithë kjo e vë në pikëpyetje qasjen objektive dhe të paanshme të shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar, kundër të gjithë kundërshtarëve dhe të gjithë atyre që kanë qasje kritike qeverisë aktuale dhe gjithashtu kundër vetë OBRM-PDUKM-së”-tha Pançe Toshkovski, avokat i OBRM-PDUKM-së.
Avokati i Ruskovskës kërkoi që Gjykata civile t’i ngrijë 10 mijë euro nga llogaria e Koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja dhe paratë t’i paguajnë bashkërisht të pandehurit, Hristijan Mickoski, Igor Janushev, OBRM-PDUKM-ja dhe Koalicioni ose secili nga 2500 euro. Prokurorja Ruskovska theksoi se nëse e fiton gjyqin, paratë do t’i dhurojë në fshatin SOS të fëmijëve./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj