LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin ‘Titanik’ vazhdon të mërkurën

Gjykimi për rastin ‘Titanik’ vazhdon të mërkurën

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore në ‘Titanik’ do të vazhdojë ditën e mërkurë.

Lënda është në procedurë dëshmuese ndërsa gjyqtar është Osmani Shabani. Deri tani janë publikuar rreth 4.700 materiale të propozuara nga PSP ndërsa gjithsej ka 5.900, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Lile Stefanovska nga PSP, e cili u përmend në incizimet për rastin ‘Haraçi’ e që i publikoi gazeta italiane ‘La Verita’, ishte e pranishme në seancën e sotme, por nuk dha deklaratë për mediat. Ajo nesër do të merret në pyetje nga Prokuroria Publike për rastin ‘Haraçi’.

Mbrojtja në fillim të seancës kërkoi anulimin e seancës për shkak të situatës së krijuar dhe dorëheqjes së Katica Janevës, por gjykatësi Osman Shabani nuk e pranoi kërkesën e mbrojtjes.

Në fund të seancës së sotme, i akuzuari Edmond Themelko e njoftoi gjykatën se më 14, 15 dhe 16 gusht do të shërhet në Korçë dhe nuk mund të merr pjesë në seancën e ardhshme kurse gjykatësi Osman Shabani theksoi se për këtë, ai duhet ta njoftojë gjykatën me shkrim.

Përveç Janakieskit të akuzuar janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmod Themelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminal, dëmtim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve financiare./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori