LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për krime lufte i qytetarëve të Kosovës në Serbi, vështirë transferimi

Gjykimi për krime lufte i qytetarëve të Kosovës në Serbi, vështirë transferimi

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula janë dy kosovarët të cilët për krime lufte në Kosovë, po gjykohen në Serbi. Transferimin e tyre në Kosovë e ka kërkuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Një veprim i tillë në këtë kohë duket i pamundur, pasi Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunojnë në raste të tilla. Televizionit nuk i është përgjigjur rreth rastit gjatë ditës Ministria e Drejtësisë në Serbi.

Për krime lufte të cilat pretendohet se u kryen në Kosovë, dy kosovarë po gjykohen në Serbi.

Nën akuza të ndryshme, Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj po përballen me aktakuza të përpiluara nga Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte.

Në aktakuzën kundër Dulës, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai e rrahu një person në Gjakovë, në gjysmën e dytë të vitit 1999.

Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte ka deklaruar se Të plagosurin G.K, me dhunë e ka dërguar në shtëpinë e tij, ku e trajtoi në mënyrë ç’njerëzore, duke e dhunuar fizikisht dhe duke ia dëmtuar gjymtyrët. Teksa ishte i ulur në karrige me duar të lidhura, e ka goditur me shkop bejsbolli”.

Për këtë veprim, shkalla e parë në Gjykatën e Lartë në Serbi e dënoi Dulën me dy vjet burgim.

Haxhiu me kërkesë zyrtare ndaj Serbisë: Të burgosurit Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula të transferohen në Kosovë
Lexo po ashtu Haxhiu me kërkesë zyrtare ndaj Serbisë: Të burgosurit Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula të transferohen në Kosovë

Për të dhe Nezir Mehmetajn, Ministria e Drejtësisë ka bërë kërkesë që të sillen në Kosovë, në mënyrë që në shtetin e tyre të vazhdoj gjykimi.

Albulena Haxhiu, Ministria e Drejtësisë, ka thënë se “Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra. Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”.

Në një përgjigje për Televizionin, nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar se kjo nuk është një kërkesë ekstradimi, por vetëm kërkesë për transferimin e dy qytetarëve të Republikës në Kosovë, pasi ata nuk kanë ndonjë procedurë të hapur penale në Kosovë.

Kanë theksuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast që Serbia të ketë ekstraduar persona në Kosovë.

Në raste të tilla, avokati Florim Vërtopi tregon se zbatohet Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Florim Vërtopi, avokat ka theksuar se “Në fund të fundit edhe njëri prej kushteve të ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, e thotë që në rastin e caktuar provat materiale në lidhje me supozimin pretendues sipas akuzës së prokurorit në Serbi, qenkan krime lufte të kryera në vendin e caktuar Republika e Kosovës, atëherë provat gjendet në Kosovë dhe është e arsyeshme që ajo procedurë me u transferu në Kosovë”.

Vërtopi nuk është optimist se transferimi mund të ndodhë.

Nga ana tjetër, Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon më shumë detaje për rastet e Mehmetajt dhe Dulës.

Amer Alija nga FDH ka thënë se “Procedura kundër Nezir Mehmetaj është në shkallën e parë, pra është duke u gjykuar, kurse procedura kundër Petrit Dulës, i njëjti është dënuar nga shkalla e parë me dy vite burgim për krimet e luftës dhe tani procedura gjendet në shkallën e dytë, pra ndaj tyre sipas informatave që i kam nuk kemi ndonjë vendim të formës së prerë”.

Televizionit nuk i është përgjigjur gjatë ditës Ministria e Drejtësisë në Serbi./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori