LAJMI I FUNDIT:

Gjykatës së Apelit do t’i shtohen edhe dhjetë gjyqtarë

Gjykatës së Apelit do t’i shtohen edhe dhjetë gjyqtarë

Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë njoftimin se Këshilli Gjyqësor i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit Hasan Shala, për shtimin e numrit të gjyqtarëve në këtë institucion.

Kështu, në mbledhjen e  mbajtur të premten, më 19.01.2018, KGJK-ja, ka marrë vendim që të shpallë konkurs për dhjetë gjyqtarë.

Duke e mirëpritur këtë vendim, Gjykata e Apelit, shpreson se procedurat për rekrutimin e tyre do të kryhen sa më shpejt që është e mundur, pasi që nevoja për ta është tejet e madhe.

“Gjykata e Apelit si gjykata e shkallës së dytë, në vazhdimësi ka qenë e ngarkuar më një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve, ku vetëm në vitin 2017, ka pasur në punë mbi 24 mijë të tilla, prej të cilave 11 mijë të trashëguara nga vitet paraprake. Nëse këtë numër e pjesëtojmë me atë të gjyqtarëve, që janë 35, atëherë secili nga ta ka pasur në sirtarë rreth 700 lëndë. Gjykata e Apelit do të angazhohet pa reshtur, që t’i rris kapacitet e saja, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet qasje në drejtësi në kohë sa më të arsyeshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori