LAJMI I FUNDIT:

Gjykatat e Kosovës marrin vendime në favor të të pandehurve

Gjykatat e Kosovës marrin vendime në favor të të pandehurve

Dhjetëra persona do të duhej të ishin në burg duke vuajtur dënimet për krimet që kanë kryer. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, për shkak se Gjykatat në Kosovë kanë vendosur kundërligjshëm që të mos i dënojnë.

Është Gjykata Supreme e Kosovës që ka vërtetuar se nga viti 2015 në 27 raste gjykatat e nivelit më të ulët kanë vendosur në favor të të akuzuarve.

Por, pavarësisht se instanca më e lartë e drejtësisë ka gjetur se gjykatës të ndryshëm kanë bërë kësi lëshime, personat të cilët kanë kryer këto krime nuk do të mund të gjykohen më asnjëherë.

Kjo pasi që Kodi i Procedurës Penale, parasheh që kur dy instanca të drejtësisë vendosin në favor të të pandehurit, shkalla e tretë vetëm mund ta konstatoj gjendjen por rasti nuk mund të rihapet.

Ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani thotë se përgjatë viteve kanë pasur një mori rastesh të tilla.

“Po kemi shumë raste që janë konstatuar shkeljet. Tash arsyet mund të jenë më të ndryshmet, për faktin se edhe gjyqtarët janë njerëz që vuajnë nganjëherë nga padituria, nganjëherë nga mungesa e ekspertizës, nganjëherë, nuk po e përjashtoj mundësinë edhe gabime të qëllimshme”, ka thënë Fejzullah Hasani – ish-kryetar i Gjykatës Supreme

Një gabim i tillë, Supremja ka vlerësuar se është bërë edhe me hedhjen e aktakuzës ndaj ish-drejtorit të krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri.

Ai akuzohej nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mirëpo përkundër që Themelorja e Prishtinës kishte vlerësuar se ka bazë për gjykim, Gjykata e Apelit e kishte hedhur poshtë këtë aktakuzë.

Ish-kryetari Hasani tregon se janë shumë të rralla rastet kur mund të ketë rishikim të procedurës si shkak i konstatimeve të Supremes.


Fejzullah Hasani, Ish-kryetar i Gjykatës Supreme

“Po mund të rishikohet procedura penale nëGjykatae vërtetohet se i pandehuri e ka detyruar gjyqtarin që të marrë një vendim të tillë, me kërcënim, me kanosje, duhet të shpallet fajtor ai për këtë. Nëse e ka detyruar prokurorin të heq dorë nga akuza, ose e ka detyru dëshmitarin të dëmtoj rrejshëm, ekspertin. Vetëm në këto situata mund të rihapet procedura në dëm të të pandehurit, në asnjë situatë tjetër nuk mund që çështja sërish të aktivizohet”, ka shtuar ai.

E Blerta Ibërdemaj nga BIRN, tregon se gjyqtarët të cilët po bëjnë gabime të tilla, nuk po marrin dënime nga Këshilli Gjyqësor.


Blerta Ibërdemaj nga BIRN

“Prej asaj që kemi parë është se askush nuk po vihet fajtor për këtë gjë, ndërsa gjyqtarët e prokurorët janë ata që po kalojnë pa therë në këmbë, për shkak se të njëjtit po vlerësohet shkëlqyeshëm në vlerësim të performancës. Ndërsa është Gjykata Supreme, gjykata e instancës më të lartë prej gjykatave të rregullta që po konstaton shkelje edhe një mori gabimesh”, ka deklaruar Blerta Ibërdemaj – BIRN

Sipas Ligjit, Gjykata Supreme mund të kërkojë rigjykim apo rivendosje në procedurë penale, vetëm kur vendimet e Gjykatave janë në dëm të të pandehurve. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori