LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos sot për orkestrimin e grushtit të shtetit në Mal të Zi

Gjykata vendos sot për orkestrimin e grushtit të shtetit në Mal të Zi

Gjykata e lartë e Podgoricës do të jap sot aktgjykimet për të akuzuarit për përpjekje për grusht-shtetin në Mal të Zi, në të cilin janë të përfshirë 14 persona, dy prej të cilëve shtetas rus.

Në aktakuzë pretendohet se ky grup kishte planifikuar të marrë kontrollin e parlamentit, të vras kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, dhe të instalojë një qeveri të re pro ruse në mbrëmjen e zgjedhjeve parlamentare.


I gjithë ky organizim, sipas aktakuzës, kishte për qëllim parandalimin e Malit të Zi që të anëtarësohet në NATO.

Sipas analistëve, kjo do të ishte mundësia e fundit e Moskës që të vendoste dhe të konfirmonte ndikimin e saj në Evropën juglindore.

Kujtojmë se përpjekjet për grusht shtet në Mal të Zi kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit të vitit 2016.

Gjykimi i shekullit, që u cilësua nga mediat ndërkombëtare dhe vendore, nisi në korrik të vitit 2017 dhe zgjati 1 vit e gjysmë. Ndërsa dy rusët e përfshirë në këtë tentativë për grusht shtet janë gjykuar në mungesë pasi të njëjtit nuk janë arrestuar. /kp/Telegrafi/