LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme ua ka ndërprerë paraburgimin disa të pandehurve në rastin “Brezovica”, prokurori Maloku: Kjo na pengon shumë në hetime

Gjykata Supreme ua ka ndërprerë paraburgimin disa të pandehurve në rastin “Brezovica”, prokurori Maloku: Kjo na pengon shumë në hetime

Rasti i njohur “Brezovica” se fundmi po përcillet me pretendime për ndikime në këtë rast. Një ndër problemet e ngritura në shkresat e siguruara janë edhe masat e caktuara ndaj të pandehurve, ku ndaj disa prej tyre, Gjykata Supreme ka ndërprerë paraburgimin, pavarësisht se të pandehurit kishin dëshmuar me veprimet e tyre se ishin problematikë.

Në këtë drejtim dy ndër vendimet e përfolura janë edhe ndërprerja e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Hajrush Ajvazi, Hysni Bajrami e Blerim Imeri të gjithë të përfshirë si të dyshuar për kryerjen e disa vepra penale në rastin “Brezovica”.


Në njërin rast, kolegji në përbërje të Kryetarit Rasim Rasimi dhe dy anëtarëve Valdete Daka dhe Afrim Shala në rastin e njohur si “Brezovica” ku janë të pandehur Hysni Bajrami, për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Marrja e ryshfetit”, Jadran Kostiç për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale” dhe Blerim Imeri, për veprat penale “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Shmangia nga tatimi”, duke vendosur për kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nga mbrojtësit e të pandehurve kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të datës 13 shtator 2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të datës 27 shtator 2022 në seancën e mbajtur të kolegjit me 27 tetor 2022 ka marrë aktgjykim, duke aprovuar kërkesat e Hysni Bajramit dhe Blerim Imerit, duke ua ndërprerë paraburgimin për t’i liruar për t’u mbrojtur në liri, ndërsa Jadran Kostiçit ia kanë refuzuar kërkesën, duke e mbajtur në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vlerësimit të kolegjit të Gjykatës Supreme, nga shkresat e lëndës rezulton dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprave penale për të cilat dyshohen, mirëpo kanë pushuar së ekzistuari bazat e artikulueshme, apo bazat ligjore për të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e paraburgimit deri më tani.

Ndër të tjera, sipas Gjykatës Supreme, nuk qëndron as baza ligjore e parashikuar me dispozitat e nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale, sepse nga shkresat e lëndës nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete që e bën të arsyeshëm frikën e bazuar se me gjetjen e të njëjtëve në liri do të asgjësojë, fsheh apo ndryshojë provat e veprës penale apo do të ndikojë tek dëshmitarët dhe të pandehurit e tjerë, sepse provat gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës, të cilët e kanë pranuar edhe veprën penale.

Poashtu, duke pasur parasysh rrethanat personale të të pandehurve se më parë nuk kanë rënë në kundërshtim me ligjin, nuk është evidentuar ndonjë procedim penal ndaj të njëjtëve, nuk ka bazë ligjore as për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitës së 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, përveç kësaj gjykata e shkallës së parë dhe të dytë, me rastin e vazhdimit të paraburgimit nuk kanë dhënë ndonjë arsye konkrete përpos përshkrimit të dispozitës ligjore.

Ndryshe, nga ky arsyetim i Gjykatës Supreme, rezulton se janë dëshmitë në shkresat e kësaj lënde. Të pandehurit Blerim Imeri, Gjykata Themelore në Ferizaj, pikërisht për shkak të dyshimit për “Ushtrim të ndikimit” dhe “Frikësimit gjatë procedurës penale”, ia kishte caktuar masën e paraburgimit, duke ia ndërprerë masat që ishin në fuqi ndaj tij, si masën e ndalimit për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar si dhe masën e dorëzanisë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të Apelit, të cilën e ka aprovuar Gjykata e shkallës së parë, rezulton se më 31 maj 2022, dëshmitari bashkëpunues ishte kërcënuar nga Blerim Imeri.

Një kolegj tjetër i Gjykatës Supreme në përbërje të Kryetares Nesrin Lushta dhe dy anëtarëve Valdete Daka dhe Mejreme Memaj ia kishte ndërprerë masën e paraburgimit edhe të Hajrush Ajvazi, duke vlerësuar se kanë pushuar arsyet ligjore për mbajtjen në paraburgim, duke konstatuar se nuk qëndron fakti se i pandehuri mund të ndikojë tek dëshmitarët, sepse provat gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës.

Sipas shkresave të Prokurorisë, kjo nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë sepse të paktën duhet të dëgjohen edhe 20 dëshmitarë që kanë të bëjnë me këtë të pandehur, i cili ka një numër të madh të vilave të ndërtuara në zonën ku nuk lejohet ndërtimi dhe i cili poashtu ka qenë bashkëpunëtor kryesor me Bratisllav Nikoliqin, njërin nga të pandehurit kryesor në rastin Brezovica. Prandaj, rreziku që ai të ndikoje tek një numër i madh i dëshmitarëve është i madh, por këtë gjë nuk e ka vlerësuar kështu Gjykata Supreme.

Rasim Maloku, prokurori i rastit të njohur si “Brezovica”, ka thënë se nuk janë të kënaqur me vendimet e Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit për disa të pandehur me këtë rast, por që nuk kanë mundësi tjetër pos të zbatojnë ato vendime.

A ka thënë se siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale si Prokurori vlerësojnë mënyrën me të drejtë për secilin të pandehur dhe cilat raste ata mund të pengojnë ose ndikojnë në procedurë penale dhe se kanë të pandehur që janë me masa alternative dhe jo me masën e paraburgimit.

“Mirëpo është e vërtete që edhe ka pasë raste kur të pandehurit i kemi zëvendësuar masat e paraburgimit, i kemi propozu një masë alternative, ma të butë edhe gjykata e ka aprovu. Ata nuk janë sjellë komfor atyre rregullave ose obligimeve që ka përcaktua gjykata që mos te kontaktojnë të pandehur tjerë, mos të ndikojnë të dëshmitaret, megjithatë ka pas edhe raste kur disa të pandehur edhe e kanë keqpërdore këtë mase dhe kanë ndiku të dëshmitarët, i kanë kërcënu, i kanë frikësu dhe jemi detyru që ata të pandehur t’i kthejmë përsëri në masën e paraburgimit”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka thënë se vendimet e gjykatës s’mund t’i komentojë meqenëse janë vendime gjyqësore dhe të zbatueshme dhe s’kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë mjet ankese apo të jashtëzakonshëm pasi përndryshe do ta parashtronin.

“Meqë nuk pajtohemi në atë kuptimin faktik në to, mirëpo ne si vendime i respektojmë dhe i zbatojmë, ka vlerësua gjykata në atë mënyre edhe megjithatë në hetim na pengojnë shumë, ajo është e pashmangshme sepse një i pandehur që është kthy në paraburgim për shkak të ndikimit në dëshmitarë t’i ndërpritet për neve nuk është e arsyeshme po kështu ka vendos gjykata Supreme dhe për neve, vendimet e gjykatave janë të pakontestueshëm dhe të zbatueshme, meqë kështu funksionon rendi juridik”, është shprehur Maloku.

Në atë se a ka mundur të ndikoj dikush në këto vendime të gjykatës, ai thotë se nuk kanë informacion por se vendimet nuk janë të favorshme në raport me prokurorinë.

“Po ne nuk kemi kurrfarë informacioni nëse vërtet dikush ka mundur të ndikojë, tamam puna edhe nëse ka mbërri të ndikohet edhe në Gjykatën Supreme, por unë them që vendimet nuk janë të favorshme në kuptim në raport me prokurorinë meqë vetëm një i pandehur në çështjen e tij është dashur të merren edhe se paku 50 dëshmitar, veç jemi tu ndëgju, sa do të jetë ai efekt në hetime tash mbetet për tu parë”, ka thënë Maloku. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori