LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme do të vendosë për çështjen e pronave të OBRM-PDUKM-së

Gjykata Supreme do të vendosë për çështjen e pronave të OBRM-PDUKM-së

Gjykata supreme të enjten e ardhshme do të vendosë për kërkesën e Prokurorisë speciale publike për ngrirjen e pronave të OBRM-PDUKM-së, sipas lajmit të Nova Tv. PSP-ja kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për rastin ‘Talir’ deri te Gjykata supreme e ka dërguar në muajin korrik, ndërsa Gjykata supreme e vendosi në rend dite për 14 shtator, afër fillimit të kampanjës parazgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017. PSP kërkon ngrirje të pronave të OBRM-PDUKM në kuadër të hetimeve për rastin ‘Talir’, sepse dyshohet se është përfituar në mënyrë joligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa e PSP-së e dorëzuar në muajin maj tek Këshilli penal i Gjykatës themelore-Shkupi 1 për sigurim të pronës së OBRM-PDUKM, gjegjësisht për caktim të masës së përkohshme – ndalesë për tjetërsim dhe ngarkim të një pjese të patundshmërisë së fituar në mënyrë joligjore në dy raste u refuzua dhe instanca e fundit ku mund të drejtohej PSP ishte Gjykata supreme, e cila do të vendosë ditën e enjte për kërkesën e PSP-së.


Në rastin ‘Talir’, i akuzuari kryesor është Nikolla Gruevski, si lider i OBRM-PDUKM, së bashku me Kirill Bozhinovski, Ilija Dimovski, Daniella Rangellova, Aleksandar Biçikliski, Emill Dimitriev, Mile Janakievski, Ivo Kotevski, Ilija Ristovski, Biljana Brishkova-Boshkovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska.

Sipas procesit hetimor të PSP-së, nga viti 2009 deri në vitin 2015 të akuzuarit kanë pranuar mjete joligjore për financim të partisë me vlerë prej 4.9 milionë euro dhe më pas këto mjete në vend se të kthehen në buxhet, siç urdhëron ligji, janë përdorur për financim joligjor të partisë, ndërsa për “larjen” e këtyre parave, sipas PSP-së, janë shfrytëzuar metoda të ndryshme, ku njëra prej tyre ka qenë kryerja e pagesave në xhiro llogaritë e partisë nga persona të ndryshëm fizik me qëllime “donacione” dhe “anëtarësi”./Telegrafi/