Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me të gjitha ankesat e pranuara nga deputetët e subjekteve politike.

Për Telegrafin, Gjykata Supreme ka konfirmuar se ka pranuar shtatë ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike, për të cilat është marrë vendim të refuzohen.

Kandidatët për deputetë kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që votat e ardhura nga Serbia të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Dërgohen pesë ankesa në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së Dërgohen pesë ankesa në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së

“Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Vendimet janë si në vijim: Ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është refuzuar. Ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është refuzuar. Ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është refuzuar. Dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë refuzuar. Ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është refuzuar dhe ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e palejuar”, njofton Gjykata Supreme. /Telegrafi/