LAJMI I FUNDIT:

Gjykata i përgjigjet Xhaferit: Nëse arratiset Veljanoski përgjegjës do të jetë Kuvendi dhe jo Gjykata

Gjykata i përgjigjet Xhaferit: Nëse arratiset Veljanoski përgjegjës do të jetë Kuvendi dhe jo Gjykata

Gjykata Penale Shkupi 1 ju përgjigj kreut të Kuvendit se nëse të dyshuarit Trajko Veljanoski dhe Ljupço Dimovski arratisen përgjegjës do të jetë gjykata. Ata thonë se gjykata nuk mund të veprojë me kërkesë të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak se Kuvendi nuk ka marrë vendim për imunitetin e deputetit dhe për këtë shkak janë të papranueshme këto deklarata.

“Jemi dëshmitarë se për herë të parë Kuvendi që është kompetent të vendos për imunitetin në afat ligjor, nuk morri vendime, dhe me këtë i pamundësoi gjykatës të vendos për masën e paraburgimit. Për këtë shkak, të papranueshme janë deklaratat se gjykata do të jetë përgjegjëse për vonesën e procedurës”, thonë nga Gjykata Penale e Shkupi duke shtuar se gjykata nuk mund të caktojë masa për sigurim nëse për të njëjtën s’janë krijuar kushte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi: Përgjegjësia për arratisjen e mundshme të Veljanoskit do të jetë tek Gjykata
Lexo po ashtu Xhaferi: Përgjegjësia për arratisjen e mundshme të Veljanoskit do të jetë tek Gjykata

Sot, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se përgjegjësia për arratisjen eventuale të të dyshuarve do të jetë te gjykata, sepse gjykata duhet të sigurojë praninë e të gjithë të akuzuarve dhe të dënuarve.

Nga gjykata penale konfirmuan se gjatë ditës së djeshme Kuvendi ka dorëzuar raport se nuk ka sjellë vendim për marrjen e deputetit të dy deputetëve që Prokuroria Publike propozoi caktimin e masës së paraburgimit.

“Duke marrë parasysh njoftimin dhe dispozitat e Ligjit të procedurës penale, gjykata nuk mund të veprojë për caktimin e masës së paraburgimit pa marrë mendim pozitiv nga Kuvendi për imunitetin”, thonë nga gjykata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori