LAJMI I FUNDIT:

Gjykata penale: Nuk ka nevojë për masa kujdesi për Jankulovskën

Gjykata penale: Nuk ka nevojë për masa kujdesi për Jankulovskën

Gjykatësi i procedurës paraprake konsideron se nuk ka nevojë për përcaktimin e masave të propozuara për kujdes sepse nuk ekzistojnë rrethana të cilat japin indikacion për rrezik real për ikje të të dyshuarës, duke i marrë parasysh marrëdhëniet e saja personale dhe familjare, thuhet në vendimin e Gjykatës penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Theksohet po ashtu se është marrë parasysh edhe gjendja e saj pronësore, si dhe sjellja e saj në rrjedhën e deritanishme të procedurës.


„E njëjta ka pronë, është e punësuar, me vendbanim të përhershëm në Shkup, në adresë saktës të njohur. Gjatë vendimmarrjes, gjykatësi i procedurës paraprake e ka marrë parasysh edhe sjelljen e të dyshuarës gjatë procedurës, fakti se bashkëpunon me Gjykatën dhe rregullisht u përgjigjet ftesave, që nuk jep indikacion që te e dyshuara ekziston rrezik për arratisje“, thuhet në vendimin gjyqësor.

Të dyshuarit të tjerë do të dëgjohen në mënyrë plotësuese nga Gjykata penale./Telegrafi/