LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Zvicër i jep burgim të përjetshëm shqiptarit nga Kosova që vrau gruan dhe kunatën

Gjykata në Zvicër i jep burgim të përjetshëm shqiptarit nga Kosova që vrau gruan dhe kunatën

Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur aktgjykimin ndaj shqiptarit nga Kosova, i cili vrau gruan dhe motrën e saj më 8 janar 2018.

Gjykata e shpalli fajtor 54-vjeçarin për vrasje të dyfishtë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.


Siç raporton aargauerzeitung, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg.

Sipas kësaj, 54-vjeçari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgimit të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite).

Po ashtu, shqiptari duhet t’iu paguajë paditësve privatë 200 mijë franga si kompensim dhe dëmshpërblim.

Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim.

Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale, raporton aargauerzeitung./Telegrafi/