LAJMI I FUNDIT:

Gjykata lë në fuqi masën arrest shtëpie për Saimir Tahirin

Gjykata lë në fuqi masën arrest shtëpie për Saimir Tahirin

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përballur sot me drejtësinë për masën e arrestit, ndërkohë që pas dy orësh seancë u la në fuqi vendimi për arrest shtëpie

Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm.


Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku. “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. “Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Prokurori Besim Hajdarmataj tha më tej se dyshohet se lekët që iu gjetën në makinë Orest Sotës, janë të ish ministrit Saimir Tahiri.

Ndërsa pikë tjetër kyçe është edhe Orges Liperi, pronari i skafit që mendohet të jetë përdorur për një kohë të gjatë nga Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve.

Prokurori vijon më tej se në Durrës u paraqit Moisi Habilaj për skafin e prishur të Orges Lperit, dhe fillimisht ka pasur rezistencë nga policia kufitare e Durrësit, dhe më pas është lejuar. “U nis skafi për t’u riparuar dhe persona që ishin në skaf” dhe sipas Hajdarmatajt personat, që ishin mekanikë të policisë së Shtetit, dyshohet se rikthimi i tyre në Shqiperi është paguar nga Moisi Habilaj.

“I kemi dërguar Italisë dy letërporosi ku faturat e blerjeve të bizhuterive të blera të na vijnë me emër”, ka thënë Hajdarmataj. Më pas ai i ka thënë Tahirit se ka drekuar e darkuar me Artan Habilajn në Greqi. “Zonja gjyqtare do sjellim të dhëna më pas që vërtetojnë se ka ndërhyrje në sistemin TIMS jo vetëm në Vlorë por edhe në Durrës e Sarandë, ku nuk pasqyrohen hyrje-daljet e Moisi Habilajt”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori