LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ligjin e Vetting-ut

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ligjin e Vetting-ut

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë të enjten për qëndrimin që do të mbajë ndaj ligjit “Për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve”, i njohur si Vetting-u

Të shtunën kjo Gjykatë mori zyrtarisht Opinionin e Komisionit të Venecias, ku konstatohet se dispozitat e ligjit në fjalë nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe as nuk shfaqin probleme për çështjet e ngritura nga kjo Gjykate në kërkesën e saj.


Publikimi i Opinionit të Venecias u shoqërua me kërkesën që Kushtetuesja tashmë duhet të shprehej pa vonesa për ligjin më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, i ankimuar nga opozita dhe që aktualisht është i pezulluar. Edhe për ndërkombëtarët Opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin. /Telegrafi/