LAJMI I FUNDIT:

Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont

Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont

Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë, tha avokati i tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Carles Puigdemont duhet të qëndrojë në ishullin italian, derisa shqyrtohet një kërkesë ekstradimi nga Spanja.

Ai u arrestua me një urdhër arresti spanjoll të enjten.

Puigdemont u largua nga Katalonja pasi drejtoi një votim të pavarësisë në rajon në vitin 2017. Më vonë ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian.

Avokati i Puigdemont, Agostinangelo Marras, e konfirmoi për medie se ai “mund të lirohet nga sot”.

Policia italiane e kishte pritur ish-presidentin katalanas në aeroportin Alghero në Sardenjë të enjten, dhe i njëjti u dërgua në një burg aty pranë.

Ai udhëtoi në ishullin italian të enjten për një festival folklorik katalanas, tha avokati i tij, dhe u mbajt gjatë natës në burgun Sassari, afër aeroportit.

Spanja e akuzon atë për kryengritje, por avokatët e tij thonë se urdhër-arresti evropian nuk është më i vlefshëm. Kryeministri Pedro Sánchez tha se “është e qartë se Carles Puigdemont duhet të sillet para drejtësisë dhe të dalë para gjyqit”.

Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës italiane në Barcelonë – kryeqyteti i Katalonjës – të premten në mëngjes duke kërkuar lirimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori