LAJMI I FUNDIT:

Gjykata italiane dënon prindërit pakistanez me burgim të përjetshëm, për “vrasje nderi” të bijës së tyre

Gjykata italiane dënon prindërit pakistanez me burgim të përjetshëm, për “vrasje nderi” të bijës së tyre

Gjykata në Itali ka dënuar me burgim të përjetshëm një çift pakistanez për vrasjen e vajzës së tyre 18-vjeçare, sepse ajo refuzoi një martesë të rregulluar, shkruan BBC.

Trupi i Samana Abbas u gjet nën një fermë në veri të Italisë në nëntor 2022, 18 muaj pasi ajo u zhduk, transmeton Telegrafi.


Babai i saj, Shabbar Abbas, u arrestua në Pakistan në gusht dhe u ekstradua për t’u gjykuar për vrasjen e saj. Gruaja e tij Nazia Shaheen u dënua në mungesë. Besohet se fshihet në Pakistan.

E ashtuquajtura vrasja për nder e Saman Abbas tronditi Italinë. Pas zhdukjes së saj, Unioni i Bashkësive Islame në vend nxori një fetva, një vendim fetar, duke refuzuar martesat e detyruara.

Prindërit e saj u dënuan të martën nga një gjykatë në qytetin verior të Reggio Emilia. Shabbar Abbas pretendoi pafajësinë e tij në gjykatë.

“Ky gjyq nuk ka mbaruar, dua të di edhe kush më ka vrarë vajzën”, tha ai në gjykatë.

Xhaxhai, Danish Hasnain, u dënua me 14 vjet burg për përfshirjen e tij në vrasjen e saj. Hasnain u arrestua me një urdhërarrest evropian në Francë në shtator 2021.

Si adoleshente, Saman Abbas emigroi me familjen e saj nga Pakistani në qytetin e Novellara, sipas disa mediave.

Atje ajo filloi të dilte me një burrë të zgjedhur nga ajo. Një foto e saj duke puthur të dashurin e saj pakistanez në rrugë në kryeqytetin rajonal, Bolonja, thuhet se zemëroi prindërit e saj.

Hetuesit italianë thanë se çifti donte që vajza e tyre të udhëtonte në Pakistan për një martesë të rregulluar në vitin 2020, por ajo refuzoi.

Siç raportojnë mediat italiane, ajo jetonte nën mbrojtjen e shërbimeve sociale që nga tetori i atij viti, por u kthye në shtëpinë e familjes në Novelara në fund të prillit 2021, pas së cilës u zhduk. Prokurorët thanë se ajo ishte mashtruar për t’u kthyer në shtëpi.

Pamjet e kamerave të sigurisë të lëshuara nga policia, tregojnë tre anëtarë të familjes së Samana Abbass duke ecur me lopata, një levë dhe një çantë të kaltër më 29 prill 2021. Të nesërmen, pamje të veçanta tregojnë adoleshenten e zhdukur duke dalë nga shtëpia me prindërit e saj.

Autopsia më vonë zbuloi se Saman Abbass kishte një klavikulë të thyer, ndoshta si rezultat i ngufatjes.

Ideja se vrasja mund të jetë “për nderë” besohet se buron nga disa zakone fisnore, ku një akuzë kundër një gruaje besohet se i sjell turp familjes së saj.

Sipas këtyre zakoneve, anëtarët meshkuj të familjes së një gruaje që ndërvepron me burra që nuk janë në martesë, sado të padëmshëm, fillimisht duhet të vrasin gruan dhe më pas të ndjekin burrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori