LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë: Ndryshimi i Kodit Penal është në kundërshtim me standardet evropiane

Gjykata e Lartë: Ndryshimi i Kodit Penal është në kundërshtim me standardet evropiane

Gjykata e Lartë ka marrë version jo të plotë të ndryshimeve në Kodin Penal, pa nenet kontestuese që ulin dënimet për zyrtarët. Gjykata i ka marrë ndryshimet e propozuara pa dispozitat për shpërdorim dhe shoqërimin kriminal, të nënshkruara nga ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe i është kërkuar të japë mendimin e saj deri më 20 shtator.

“Në Gjykatën Penale nga ana e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë dorëzuar për të dhënë mendim për propozim-ndryshimet në Kodin Penal. Kjo e bëri të pamundur dhënien e mendimit të Gjykatës së Lartë për ndryshimet ligjore të miratuara, të cilat paraqesin çështje me interes të lartë publik. Gjykata e Lartë vlerëson se miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent përmes debatit publik dhe diskutimit të ekspertëve është në kundërshtim me zotimin për reformimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane”, thonë nga Gjykata e Lartë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më herët kishte deklaratë thuajse identike se nuk iu është dorëzuar propozimi për ndryshime në Kodin Penal, i cili ul dënimet për zyrtarët dhe ul vjetërsimin e lëndëve. Edhe atyre u është kërkuar që të japin mendimin e tyre deri më 20 të këtij muaji.


Javën e kaluar ndryshimet e propozuara kaluan në Qeveri, pa u votuar në Kuvend dhe të nënshkruara nga presidenti Stevo Pendarovski. Kjo shkaktoi reagime të forta në opinionin profesional, por edhe te qytetarët.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka mbështetur zgjidhjet ligjore që kontribuojnë në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit dhe në bazë të këtyre angazhimeve në të kaluarën nuk ka pasur kundërshtime për masën e dënimeve për veprat penale në fjalë, as nuk ka propozuar zbutjen e tyre”, thonë nga Gjykata e Lartë pas seancës së sotme të Departamentit për Veprat Penale, në të cilën u shqyrtuan ndryshimet në Kodin Penal.

Në rastet që janë në Gjykatën e Lartë, ndryshimet në Kodin Penal do të kenë efekt vetëm për ata që vijnë pas ankimimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

Drejtësi
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Miftaraj: Ngufatja, shkak i mundshëm i vdekjes së Agon Zejnullahut

Miftaraj: Ngufatja, shkak i mundshëm i vdekjes së Agon Zejnullahut

Drejtësi
“S'do ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat” – Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

“S'do ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat” – Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

Lajme
Instituti

Instituti "Musine Kokalari" kërkon përgjegjësi institucionale dhe hetim profesional për rastin e Agon Zejnullahut

Drejtësi
Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Lajme
Kalo në kategori