LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Administrative refuzoi të gjitha ankesat për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Gjykata Administrative refuzoi të gjitha ankesat për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Gjykata Administrative i refuzoi secilën nga 16 ankesat që partitë politike i dorëzuan në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 29 tetor.

Nga 16 ankesat, 11 janë nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore e Maqedonisë.


Gjykata administrative është e obliguar të sjellë vendim në lidhje me ankesat në afat prej 48 orësh nga pranimi i tyre.

Paraprakisht, KSHZ-ja në seancën e saj i hodhi poshtë të gjitha ankesat e dorëzuara nga partitë politike në lidhje me procesin e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/