LAJMI I FUNDIT:

Gjuriqi, më i fortë se Qeveria e Kosovës (Video)

Gjuriqi, më i fortë se Qeveria e Kosovës (Video)

U bë bujë e madhe kur Ministria e Punëve të Jashtme ua ndaloi hyrjen në Kosovës zyrtarëve nga Serbia. Nga kjo Ministri hyrja në territorin e Kosovës ia ndalua edhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Por, atë nuk e ka penguar asgjë që sot të vizitojë veriun e vendit.

Me të ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq.


Gjuriq ka thënë se për qëndrimin në Kosovë i ka lajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë. Ai pretendon se po sillet krejtësisht ndryshe nga ata që mendojnë se mund të flasin gjuhën e urrejtjes, gjuhën e konfliktit dhe gjuhën e krijimit të problemeve në Kosovë.

“Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Është në interesin tonë që këtu të krijojmë kushte për jetë për popullin tonë, askënd nuk e pengojmë, duam bashkëpunim, si dhe jetë normale për të gjithë që jetojnë këtu”.

Në Leposaviq ai ka ndarë ndihma për bujqit e kësaj anë, ndërsa premtoi se Qeveria e Serbisë në vitin 2016 do të sigurojë subvencione për ta. /Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori