LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Në një natë të gjatë pa gjumë, arritëm marrëveshjen për murin

Gjuriq: Në një natë të gjatë pa gjumë, arritëm marrëveshjen për murin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes lidhur me murin në veri të Mitrovicës.

Gjuriq thotë se marrëveshja është arritur në saje të përpjekjeve diplomatike të Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq.


“Pas nesh është një natë e gjatë pa gjumë. Përfaqësuesit tanë rreth orës 2:30 minuta kanë arritur marrëveshje se si të organizohet zona rreth urës së Mitrovicë. me përkrahjen tonë. Aty ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë Gjuriq për televizionin publik serb, përcjell Telegrafi.

Gjuriq ka deklaruar se beogradu është i përkushtuar që t’i zbatojë marrëveshjet. /Telegrafi/