LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Letërnjoftimet serbe të vlefshme në Kosovë, bllokada e kamionëve përfundon të hënën

Gjuriq: Letërnjoftimet serbe të vlefshme në Kosovë, bllokada e kamionëve përfundon të hënën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot herët në mëngjes se pas më shumë se 18 orë bisedimesh me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel, është arritur  marrëveshje për kartat e identitetit, lëvizjen e kamionëve, vizitat zyrtare të serbëve në Kosovë si dhe zgjedhjet.

Duke theksuar se janë arritur marrëveshje të rëndësishme për popullin serb në Kosovë në katër fusha themelore, Gjuriq ka thënë për Tanjug se “letërnjoftimet e lëshuara nga Qeveria jonë lirisht mund të përdoren në Kosovë si dhe bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”.


Zyrtari serb poashtu ka deklaruar se është arritur ujdi edhe për transportin e mallrave të rrezikshme dhe sipas tij, bllokada e kamionëve do të vlejë deri më 25 prill, transmeton zëri.info.

Sipas Gjuriqit edhe zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen në të njëjtën formë sikurse ndodhi në vitin 2014 me praninë e OSBE-së.

Ndërkaq, sa i përket vizitave të zyrtarëve serb në vendin tonë, ai ka theksuar se janë marrë vesh që të mos iu ndalohet më hyrja atyre si dhe njoftoi se nesër do ta vizitojë Kosovën siç tha ai “në mënyrën më normale të mundshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori