LAJMI I FUNDIT:

Gjumë për shëndet të mirë

Gjumë për shëndet të mirë

Gjumi është shëndet. Vetëm fëmijët që flenë rregullisht mjaftë, zhvillohen fizikisht shëndetshëm, sepse pjesa më e madhe e rritjes së tyre zhvillohet në gjumë të thellë. Po ashtu zhvillimi i plotë i trurit bëhet posaçërisht në gjumë në fazat e ëndërrimeve. Për këtë fëmijëve u nevojitet më shumë gjumë se të rriturve.

Kohëzgjatja e gjumit është e ndikuar nga mosha, nga mjedisi dhe faktorët trashëgues. Ajo lëvizë përafërsisht 12-20 orë në ditë (të porsalindurit) deri 6-7 orë (njerëzit e moshuar). Kohëzgjatja ideale është individuale dhe shumë e ndryshme. Kur flemë mirë, ne jemi fizikisht dhe shpirtërisht të aftë për të arritur suksese. Nëse flemë pak, mund të paraqiten probleme psikike (p.sh.: lodhje, gjendje depresive, vështirësi në koncentrim, zvogëlim i sukseseve) dhe mundime trupore e të shpeshta).

Ritualet e gjumit janë të rëndësishme

Ritualet dhe marrëveshjet e qarta me fëmijë dhe të rinjtë munden si për gjumë ashtu dhe në sjelljet e përditshme me njëri-tjetrin të ndihmojnë shumë. Ato japin mbështetje dhe besim, siguri dhe mbrojtje, ofrojnë qetësi dhe orientim në kohë.

Shkuarjet në mbrëmje në shtrat me rituale është ndihma më e mira për gjumë. Me këtë është menduar, që çdo natë të njëjtat gjëra të bëhen në të njëjtin rend: banjë, të tregohen përralla, të këndohet s`bashku, të flitet për ditën e kaluar etj.

Nëse fëmijët rregullisht në mbrëmje shkojnë në shtrat, ju mbetet prindërve më shumë kohë e përbashkët pa fëmijë, gjë që për lidhjen e prindërve është me rëndësi.

Problemet e gjumit janë të shpeshta

Problemet e gjumit te fëmijët dhe te të rriturit janë shumë të përhapura. Prindërit nganjëherë ngurojnë që të flasin mbi pengesat e gjumit të fëmijëve edhe kur prindërit në ditët dhe ritmin e natës ndihen të penguar. Një çrregullim i gjumit është sëmundje vetëm atëherë kur vetë të prekurit vuajnë.

Çrregullimi i gjumit, shkaqet e mundshme: rrethi i pazakonshëm, përjetime shqetësuese apo tramatizuese gjatë ditës, frika prej gjumit (ëndrra, paraqitje të imagjinuara etj.), gjumë i gjatë gjatë ditës, stres në shkollë, frikë nga provimet etj.

Pengesat gjatë gjumit: Në gjumë gjatë një nate ne kalojmë disa herë stade të ndryshme në gjumë të thellë, dhe zgjohemi shkurt herë pas here. Këto faza të shkurta të zgjimit zakonisht as nuk merren seriozisht as nuk na kujtohen.

Te fëmijët e vegjël (nën 6 vjeç) jo rrallë vërehet e ashtuquajtura trembja gjatë natës. Fëmijët qajnë papritmas pas 2-4 orë gjumë. Munden ta ngrenë kokën, eventualisht bile edhe çohen, shikojnë pa cak përreth, nuk mund t`i zgjojmë, ata nuk i njohin prindërit dhe qetësohen pas disa minutash më së shpeshti nga vetvetja. Prindërit nuk duhet të përpiqen në këtë situatë t`i zgjojnë fëmijët për t`i qetësuar. Trembja në gjumë nuk ka të bëjë me epilepsi dhe nuk shkakton pengesa në qëndrimin psikik. Fëmijët zakonisht nuk mund të kujtohen për atë në ditën tjetër. Zhvillimi trupor dhe psikik nuk dëmtohet.

Ndryshimi në gjumë vërehet relativisht para së gjithash te fëmijët që shkojnë në shkollë. Djemtë janë më shpesh të prekur. Fëmijët zgjohen dhe sillen pa cak përreth. Me këtë rast munden të lëndohen.

Çrregullimi i gjumit: Këto shfaqen shpesh te kohëzgjatja shumë e shkurt e gjumit apo te koha shumë e parregullt e gjumit.

Për një gjumë të shëndetshëm. Një rrjedhje e rregullt e ditës me shujta të rregullta dhe me shkuarje të rregullt në shtrat i ndihmon fëmijës që të flejë mirë.

Një ritual i njëjtë kur fëmija shkon në shtrat (p.sh. të tregohen përralla, të këndojmë, të dëgjojmë pjesë muzikore, s`bashku të flasim për ditën etj.), fëmijëve ju ndihmon ta gjejnë gjumin.

Temperatura në dhomën e fjetjes nuk duhet të jetë e lartë (deri 18°c).

Gjumi duhet të bëhet mundësisht në një vend të qetë dhe i papenguar.

Lëvizjet e bollshme gjatë ditës janë për të gjithë fëmijët të rëndësishme dhe kështu bëhen në mënyrë të shëndetshme të lodhur.

Te problemet e posaçme si trembja gjatë natës apo frika nga ëndrrat mundet një mjek i fëmijëve t`ju ndihmojë tutje. Me rëndësi është një rreth i pa rrezikshëm për fëmijën. Kështu do të duhej p.sh. të largohen nga dhoma e fjetjes gjërat e rrezikshme, dhe nëse ec fëmija gjatë natës t`i mbyllni dritaret.

Bërja e një regjistri të gjumit mundet po ashtu të qartësoj dhe të ndihmojë pengesat në gjumë. Me këtë mundet nevoja individuale për gjumë të hetohet dhe njeriu i vëren me këtë po ashtu shpesh gjërat që bien në sy në ritmin e gjumit apo në shprehitë e gjumit.

Me rëndësi: Kërkoni te pengesat e gjumit që vazhdojnë gjatë, mjeken tuaj të fëmijëve apo mjekun tënd të fëmijëve! Mbani një regjistër të gjumit, të cilin ju do ta ruani dhe do ta merrni me vete gjatë vizitës te mjeku. /Telegrafi/