Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, thotë se në rajonin e Ballkanit, stabiliteti asnjëherë nuk ka qenë i garantuar dhe se nuk mund të thotë me siguri se ai nuk mund të shndërrohet në “fuçi baruti”.
“Ballkani sot është në udhëkryq”, tha Gjukanoviq për botimin e sotëm të gazetës beogradase “Politika”, dhe ka shtuar se “aq pak duhet që lavjerrësi ballkanik të lëvizë kah Brukseli, por nuk duhet që përsëri të humbemi në djerrinat ballkanike”.
Në këtë kuadër, Gjukanoviq ka shfaqur shpresën se “do të fillojmë ta harrojmë retorikën ballkanike dhe më shpesh të komunikojmë me gjuhën evropiane”.
Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabil, nëse raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të shëndosha, ndërsa para disa ditësh tha se Mali i Zi nuk ka dashur ta lëndoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës.
“E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftëra që janë humbur më herët”, tha Gjukanoviq, dhe ka shtuar se “është i nevojshëm koncentrimi në atë që është e mundshme, të mendohet dhe realizohet vizioni i ardhmërisë për popullin dhe shtetin e vet”, tha kryeministri malazez.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe