LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve në Mal të Zi

Gjukanoviq pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve në Mal të Zi

Milo Gjukanoviq ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku pret jo më pak se 40 mijë vota të reja.

Në një bisedë me gazetarët, presidenti i Malit të Zi thekson se optimizmi i kundërshtarit, Jakov Milatoviq, është i pabazë dhe pa mbulesë.


“Marketingu politik i pabazë dhe i lirë. Optimizëm pa mbulesë. Zgjedhjet do të bëhen së shpejti dhe do të shohim sa vota do të kem dhe sa do të ketë Milatoviq. Unë nuk do të përfshihesha në ato fushata propagandistike karakteristike për njerëzit mendjelehtë”, tha ai.

Ai tha se pret të fitojë kundër kandidatit, i cili po mbështetet nga partitë serbe, raporton cdm.

Gjukanoviq iu kundërpërgjigj akuzave të Milatoviqit se ai dhe Sheshelj janë miq të vjetër.

“Të pakuptimta, mashtrime të përshtatshme për njerëzit mendjelehtë në fushatë. Ky nuk është mashtrimi i parë i tillë. Mendoj se nuk kam nevojë t’i shpjegoj askujt se sa miq jemi unë dhe Shesheli. Kjo mund të dëshmohet me dëbimin nga Mali i Zi në vitin 1996. Përveç kësaj, ai është përfaqësues ortodoks i nacionalizmit serbomadh, kundër të cilit vazhdimisht luftoj çdo ditë. Kundërshtari im po përpiqet të fitojë disa pikë në fushatë duke i zëvendësuar tezat me çmim të ulët”, tha Gjukanoviq.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi do të mbahet më 2 prill dhe në të do të garojnë presidenti aktual, Milo Gjukanoviq (DPS) dhe Jakov Milatoviq (Lëvizja Tani Evropa). Në raundin e parë të zgjedhjeve, Gjukanoviq fitoi 35,2 për qind të votave, ndërsa Milatoviq besimin e 29,2 për qind të qytetarëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 63.1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori