LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: NATO kërkon nga ne raporte të mira me fqinjët dhe të mos kemi çështje kontestuese territoriale (Video)

Gjukanoviq: NATO kërkon nga ne raporte të mira me fqinjët dhe të mos kemi çështje kontestuese territoriale (Video)

“Ballkani duhet t’i varrosë armët dhe ta braktisë logjikën e inatit që i ka kushtuar shumë regjionit gjatë historisë”, thotë kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”!

Më 1 shtator, Kosova e shtyu votimin në Parlament për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit të diskutueshëm me Malin e Zi, pas disa muajsh të protestave nga ana e grupeve të opozitës të cilët pretendojnë se marrëveshja do ta privonte Kosovën nga 8,000 hektarë. Kjo situatë ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, si dhe përleshje të dhunshme në Prishtinë.


Gjukanoviq thotë se Kosova dhe Mali i Zi kanë formuar marrëdhënie të mira dhe se nuk duhet t’i vënë në dyshim këto marrëdhënie. Përkitazi me demarkacionin, insiston se Mali i Zi tashmë e ka bërë pjesën e tij.

“Puna është bërë me kujdes”, tha ai duke shtuar se gjetjet e Komisionit të Badinterit, në vitin 1990 kishin përcaktuar kontekstin për demarkacionin e ish-republikave jugosllave.

Gjukanoviq deklaron se kufijtë e tyre në të ardhmen duhet të jenë në përputhje me kufijtë e brendshëm të republikave dhe krahinave të ish-federatës jugosllave, ndërsa shton se për integrime në NATO, Malit të Zi nuk i është kërkuar demarkacioni i kufirit me Kosovën, por raportet të mira me fqinjë.

“Megjithatë, prej Malit të Zi është kërkuar që të mos ketë çështje të hapura e kontestuese, veçanërisht territoriale”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori