LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i tij mbështet ambiciet e Kosovës për anëtare të Këshillit të Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Gjukanoviq tha se deficiti themelor i rajonit mund të eliminohet vetëm përmes integrimit.


“Prandaj edhe vullneti ynë për të bashkëpunuar për këto çështje me të gjithë fqinjët tanë. Ne besojmë se kjo është mënyra e vetme për të forcuar stabilitetin”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se në këtë kontekst, Mali i Zi i kupton ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Ne e kuptojmë iniciativën e tyre për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Ne e mbështesim fuqimisht dhe mendojmë se është e vetmja qasje e përgjegjshme ndaj ambicieve të Kosovës dhe çdo vendi tjetër në rajon”, tha Gjukanoviq, raporton RTCG.

Siç vlerësoi ai, regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës është hapi i parë i rëndësishëm.

Gjukanoviq tha se ai dhe presidentja Osmani kanë biseduar edhe për çështje bilaterale dhe se janë të kënaqur sepse marrëdhëniet janë thelbësore, cilësore dhe miqësore, por se ka hapësirë ​​të qartë për përmirësime të mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.

Osmani në Mal të Zi: E ardhmja e vendeve tona është në BE
Lexo po ashtu Osmani në Mal të Zi: E ardhmja e vendeve tona është në BE

Presidentja Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori