Gjukaj: Shitblerja e rrymës për periudhën 2008-2012 ka ndodhur në bazë të ligjeve në fuqi

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka intervistuar ish-drejtorin menaxhues në Korporatë Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj dhe ish-udhëheqës të tjerë të Bordit të kësaj kompanie.
Gjukaj dëshminë e tij e ka bërë për periudhën 2008-2012. Ai para deputetëve të kuvendit, ka thënë se në kohën e tij kur kishte filluar ta udhëheqë këtë kompani, korporata ka operuar me 56 për qind humbje dhe me vetëm 44 për qind faturim të energjisë elektrike në vend.
Ndërsa, gjatë menaxhimit të tij, ai tha se është arritur që humbjet të zvogëlohen në rreth 30 për qind.
Kur foli për shitblerjen e rrymës, Gjukaj tha së kjo ka ndodhur në bazë të ligjeve në fuqi.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka pyetur Gjukajn për takimin dhe marrëveshjen e arritur me autoritetet e Serbisë në atë kohë për formimin e një kompanie të re në veri të vendit, të quajtur Esko.
Gjukaj duke u përgjigjur, foli për marrëveshjen, por jo edhe për planin , pasi që sipas tij kjo është sensitive.
Ish-drejtori i KEK-ut tha se nuk bëhet fjalë për kompani Esko.
“Nuk është formuar kompani Esko, por marrëveshja ka qenë e quajtur Esko”, tha ai. /KP/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Rryma nga sot shtrenjtohet për 15 për qind

Si do të transformohet Kosova pas partneritetit mes Arizona State University dhe UNI – Universum International College?

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë