LAJMI I FUNDIT:

Gjuhet me armë dy herë brenda javës trafostacioni në Ballofc të Podujevës

Gjuhet me armë dy herë brenda javës trafostacioni në Ballofc të Podujevës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se trafostacioni në Balloc të Podujevës është gjuajtur me armë zjarri dy herë brenda javës.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor 2022, nga persona të panjohur për KEDS-in dhe policinë, të cilët duke gjuajtur me armë zjarri kanë dëmtuar transformatorin “Ballofc 2 Bunjaket”.


“Ekipet tona kanë denoncuar rastin në polici me datë 06.11.2022. Pas kësaj të nesërmen ne e kemi ndërruar transformatorin dhe e kemi kthyer furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se rast i ngjashëm ka ndodhur edhe këtë të premte në të njëjtin vend dhe të njëjtin trafo-stacion, ku është djegur paneli i tensionit të ulët.

“Për këtë rast sërish është njoftuar policia dhe është hapur rasti. Për shkak të këtij dëmtimi të qëllimshëm kemi rreth 120 konsumatorë pa energji elektrike”.

“KEDS dënon fuqishëm rastet e tilla, nga të cilat pos dëmtimit të aseteve, e pësojnë edhe konsumatorët.  Ftojmë Policinë e Kosovës që rastet e tilla t’i trajtojë me prioritet, në mënyrë që të kapen fajtorët dhe këto raste të mos përsëriten më”, përfundon komunikata. /Telegrafi/